Tatimet: Ndihmë vetëm të punësuarit e regjistruar para krizës, nuk merren parasysh bizneset e hapura më 2020

10 Prill 2020, 17:38| Përditesimi: 10 Prill 2020, 17:49

  • Share

Administrata tatimore ka njoftuar se jo të gjithë punonjësit që nuk po punojnë si pasojë e ndalimit të aktivitetit të ndërmarrjeve të tyre nga koronavirusi, po përfitojnë ndihmën ekonomike nga shteti. Kështu, psh, duke qenë se Akti Normativ i qeverisë parashikon si kriter deklarimin e xhiros për vitin 2019, automatikisht përjashtohen bizneset e hapura në 2020-n. Ky është një ndër problemet e hasura.

Po kështu, individët që figurojnë në më tepër se njëlistpagesë,përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale dhe aprovohetkërkesa e parë e bërënga subjekti i cili i plotëson kushtet sipas VKM-së.

Sa u përket listave me të punësuar që do të mbahen parasysh, Tatimet sqarojnë se për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret nëkonsideratëlistëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, tëcilat i deklarojnëlistëpagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajitjanar 2020.

Nga ndihma financiare përfitojnë vetëm punonjësit, të cilët figurojnë në listëpagesa nëperiudhën përparandalimit të aktiviteteve sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësiëë.

Kurse, sa u përket kriteret që duhet të plotësojë një ndërmarrje për të përfituar nga ndihma financiare, ajo duhet që  të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit sëShëndetësisë dheMbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin/tatimin mbifitimin  dhe të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimittë thjeshtuarmbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 milionë lekë.

Sa u përket rasteve kur një punonjës nuk ka llogari bankare, kjo e penalizon qytetarin, pasi zotërimi i një llogarie bankare të individëve për të cilët subjektet plotësojnë“Formularin eAplikimit” për ndihmëfinanciare është kërkesë e domosdoshme. Por mund të bien dakord që ndihma e tyre të kalojë në llogarinë e subjektit, kur bëhet fjalë psh për të vetëpunësuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?