Aksioni dhe rezultatet e aksionit për sigurinë ushqimore

Sociale

Siguria ushqimore, Tatimet bllokojnë 63 tonë produkte pa faturë në 9 ditë

22 Korrik, 10:23| Përditesimi: 22 Korrik, 13:47

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin për sigurinë ushqimore në vend, me sekuestrime të tjera të mallrave të skaduara apo pa faturë.

Informohet se si rezultat i 151 kontrolleve të ushtruara në ditën e nëntë të aksionit janë bllokuar 63 tonë produkte bujqësore e blegtorale pa faturë.

“Vazhdon me intensitet aksioni kombëtar tashmë i shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore. Ky proces është një përpjekje e koordinuar midis Ministrisë së Financës dhe Ministrisë së Bujqësisë me strukturat përkatëse për të fomalizuar sektorin bujqësor, forcuar kontrollin mbi sigurinë ushqimore dhe për të garantuar përfshirjen e fermerëve në tregun formal përmes gjurmueshmërisë së produkteve, faturimit tatimor dhe identifikimit me NIPT”, informoi sot (22 korrik) DPTSH.

Institucioni këshillon të gjithë tregtarët që të mos lëshojnë apo blejnë mall pa faturën tatimore në çdo hallkë.

“Ftojmë tatimpaguesit të zbatojnë ligjet tatimore duke lëshuar faturat fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi tek konsumatori”, theksohet në njoftim.

Ora 13:39
Siguria ushqimore/ Tatimet zbarkojnë edhe në Korçë, gjoba mbi 1 mln lekë tregtarëve të shumicës, iu gjet malli pa fatura (VIDEO)

 

Korçë- Një Task-Forcë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbritur sot (22 korrik) në terren dhe ka nisur kontrolle të shumta për faturat tatimore për produktet bujqësore.

Si rezultat i kontrolleve bëhet e ditur se janë gjobitur disa tregtarë të shitjes me shumicë në tregun e Korçës, specifikisht tregëtarët të cilët marrin furnizim perimesh nga zona e Lushnjës dhe e shesin më pas në qytetin juglindor ( tregtarët me fugona mallrash).

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se gjobat kanë qenë tepër të larta, ndërkaq autoritetet rajonale nuk kanë pasur dijeni në lidhje më këtë aksion të tatimorëve.

Bëhet e ditur se Task-Forca do të kryejnë në vazhdimësi inspektime, ndërsa gjobat e vendosura janë mbi 1 milion lekë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?