Tatimet: Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizimin 30 ditë para përfundimit të afatit të vlefshmërisë

24 Mars 2022, 09:43| Përditesimi: 24 Mars 2022, 09:47

  • Share

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё tatimpaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё fatura tё fiskalizuara, se duhet tё marrin masa paraprake pёr rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.

DPT u bën thirrje tatimpaguesve të aplikojnё për rinovimin e nënshkrimit elektronik deri nё 30 ditë përpara datës, kur i skadon certifikata për të eliminuar çdo mundësi, që mund tu riskojë rinovimin e certifikatës në kohë, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Administrata Tatimore risjell nё vёmendje se aplikimi për rinovimin e nëshkrimit elektronik për fiskalizimin ёshtё e njёjtё me aplikimin për herë të parë. Nëpërmjet shërbimit elektronik në platformën qeveritare e-Albania, i cili ju udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm.

Ndërkohë, për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit t’i drejtohen në çdo kohë platformës Help Desk.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Neri: 05/05/2022 16:04

    Qeveri pa taksa 4000 mij ktu atje te punosh per stamodumen simas kti

    Përgjigju
  • Perse: 24/03/2022 15:51

    Perse duhet te paguajme certifikate cdo vit???? Apo biznesi ka taksa 0-ro dhe hajde ku ti shpikim kosto shtese 35 euro x 120.000 biznese = 4,200,000 euro. Perse paguajme 460IT te AKSHIT per te bere fresk? Pse kjo certifikate nuk ka vlefshmeri te perjetshme dhe mbi te gjitha per cfare nevojitet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?