Politikë

Tatimet te Syri.net, Rama: Më në fund po hetohet origjina e parave të financimit të medieve

3 Tetor 2019, 21:44| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 22:52

  • Share

TIRANE-Pasditen e sotme organet tatimore kryen një kontroll rutinë në redaksinë e Syri.net, ndërkohë që drejtuesit e kësaj medie u hodhën në sulm duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion dhe shantazh.

I pyetur rastin në fjalë, kryeministri Rama mbrëmjen sotme deklaroi në 'Real Story' se është i kënaqur që organet tatimore kanë filluar që të hetojnë origjinën e parave me të cilat janë ndërtuar mediat në Shqipëri, pa përjashtim.

"Unë nuk jam drejtori i tatimeve, por jam i kënaqur të dëgjoj që organet tatimore kanë filluar të hetojnë origjinën e parave me të cilat janë ndërtuar mediat me investime kolosale që po bëjnë. Të gjitha mediat pa përjashtim" tha ai.

Syri.net u vendos nën mbrojtjen e Presidentit dhe opozitës pas lajmit të rremë për tërmetin ku Edi Rama tha se do të merren masa për pasojat që solli duke nxjerrë në rrugë të gjithë qytetarët e Tiranës. Prokuroria nis hetimet për rastin e përhapjes së panikut duke marrë në pyetje gazetarin që bëri lajmin dhe pjesën tjetër të redaksisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?