Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Ekonomi

Tatimet apel bizneseve: Deri kur të futet në fuqi 'paqja fiskale' duhet të paguani detyrimet

2 Qershor, 14:39| Përditesimi: 2 Qershor, 14:42

  • Share

Afro 47 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara nga bizneset vetëm për muaji maj. Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të paguajnë detyrimet pasi në të kundërt do të përballen me gjoba, të cilave ju shtohen kamatëvonesat dhe interesat, por edhe masa të tjera ndëshkuese siç parashikon ligji.

“Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4.7 miliardë lekë. Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore! Mospagimi në afat i detyrimeve tatimore, sipas ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju ngarkon jo vetëm me gjoba dhe kamatvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit tuaj ekonomik”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

 Administrata Tatimore sqaron bizneset se ata janë të detyruar të paguajnë detyrimet në kohë derisa të hyjë në fuqi ligji faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?