Brenda qershorit një tjetër paketë fiskale pritet të bëhet publike, që në thelb do të ketë rishikimin e tatimit mbi pagat, kryesisht atyre të larta.
Aktualisht ende nuk ka një draft të finalizuar se për cilat kategori do të ketë rishikim të tatimit, pasi Ministria e Financave po analizon fashat e tatimit sipas kategorive të pagave, për të parë se ku do të ndërhyhet, dhe se çfarë kostosh do të ketë buxheti i shtetit.
Por nëse i referohemi vetëm pagave të larta, siç paralajmëroi kryeministri Rama, bëhet fjalë për atë kategori punonjësish që aktualisht paguan 23% tatim, e që kanë rroga mbi 200 mijë lekë.
Report TV mëson nga tatimet se aktualisht në vend 23.047 persona afro 1.7% e të totalit të të punësuarve në vend, kanë paga më të larta se 200 mijë lekë, që të ardhurat e tyre mujore tatohen me 23%.
Nëse një person ka rrogë mujore 210 mijë lekë, ai paguan tatim 23% vetëm për 10 mijë lekëshin, dhe më pas i shtohen 22 mijë e 100 lekë që është tatimi që paguhet për pagën 200 mijë lekë, dhe në total ky person paguan për shtetin 25.400 lekë.
Si tatohen sot kategoritë e tjera të pagave?
Aktualisht janë 613 mijë të punësuar që nuk paguajnë tatim sepse marrin rroga deri në 50 mijë lekë, që është pragu i patatueshëm.
Më pas janë 120 mijë punonjës që marrin paga nga mbi 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë që tatohen me 13%, por për këtë kategori tatimi paguhet për vlerën mbi 35 mijë lekë.
Për rrogat nga mbi 60 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, tatimi mbetet 13% por paga e tatueshme nis nga vlera mbi 30 mijë lekë.
Këto fasha tatimi kanë hyrë në fuqi në qershor të vitit të kaluar, kur u rishikua ligji i tatimit mbi të ardhurat, i cili bëri pjesë të taksimit edhe profesionistët e lirë.
Numri total i të punësuarve sipas INSTAT, në fund të vitit 2023 ishte mbi 1.3 milionë, nga të cilët 28.9% marrin rroga deri në 60 mijë lekë.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave vjet nga tatimi mbi të ardhurat personale ku përfshihen edhe pagat, janë arkëtuar 57,8 miliardë lekë duke u rritur me 28.7% në raport me vitin 2022, kur u mblodhën 44,983 miliardë lekë
23 mije punonjes me paga mbi 200 mije Lek te reja jane shume ne raport me punonjesit e tjere. Tartimi nuk duhet te ulet, po qe se perfaqesoni Partine Socialiste.
PërgjigjuRrit rrogat ,jo ul taksat
Keta 23 mije jane rrogetare, nuk jane biznese qe u zbriten dhe shpenzimet perpara se te tatohen, sa per dijeni. Nese biznesi paguan 10% tatim fitimi, pse duhet nje qe merr rroge te paguaje 23%.