Erion Braçe, Lulzim Basha

'Tatimi progresiv mbi të ardhurat vlen', Erion Braçe: Luli flet si film bardh e zi me pagesë

26 Shtator 2020, 15:44| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 15:46

  • Share

Zv.kryeministri Erion Braçe ka mbështetur vendimin e qeverisë për zerimin e tatimit mbi fitimin dhe tvsh-së për bizneset me xhiro deri në 140 mln lekë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se nevoitet nje ekuilibër i ri fiskal, i drejtë, i ndershëm e progresiv që shmang një pabarazi të re, atë midis pagave dhe fitimeve-qoftë edhe te biznesi me xhiro deri në 140 mln leke.

Lidhur me premtimin e Lulzim Bashës për taksë të sheshtë 9%, Braçe shkruan se propozimi i tij për tatimin e sheshtë, çliron nga barra e fiskale biznesin e madh dhe ngarkon barrën mbi shtresën e mesme të ulet duke e dëmtuar rëndë atë.

"Pabarazia eshte thelbi!

Tatimi progresiv mbi te ardhurat vlen;

Raporti i Credit Suisse: 2014-2019 rritet me 27.8% grupi i qytetareve me pasuri; Nga 10 mije-100 mije dollare!

Raporti deshmon se, nga 2014-ta ka nje zhvendosje te qytetareve nga grupi me pasuri  nen 10 mije dollare ne fashen e mesme qe nis me mbi 10 mije dollare;

Ndryshimi eshte me 31%!  E dhena tjeter ka te bej me faktin se,  vetem 3% eshte rritur grupi i qytetareve me pasuri mbi 1 milion dollare.

Sot ne mengjes vendosa te shkruaja per tatimin progresiv, Andi Bushatin dhe Lylezim Bashen.

Tatimin progresiv mbi te ardhurat sepse tani-per shkak te zerimit fiskal per biznesin me xhiro deri ne 140 milion leke, nevoitet nje ekuiliber i ri fiskal, i drejte, i ndershem e progresiv qe shmang nje pabarazi te re, ate midis pagave dhe fitimeve-qofte edhe te biznesi me xhiro deri ne 140 mln leke;

Duhet, eshte nevoje nje skeme unike qe taton ne shkalle progresive te gjitha te ardhurat, jo me vete ato nga rroga, me vete nga fitimi, dividenti, aksionet, qiraja, depozitat, trashegimia etj.

Eshte shume me e drejte dhe e ndershme keshtu,  i ben mire gjithe fashave te shtreses se mesme-e mesme e ulet dhe e mesme e larte, i mbron te ardhurat e tyre! Andi Bushatin se e dyshoj fort te kete lexuar Piketyy-n, ndaj e keqciton, keqperdor, thjesht ka nje ide rreth asaj qe ai ka thene e keqvendos ne ligjerimin e tij populist;

Por edhe sepse genjen!

Po, genjen! E verteta eshte se kjo parti, #PSSH, e ka tatuar biznesin e madh me shume se kushdo, ate te ndertimit edhe me shume;

Ka patur shmangie fiskale nder ta syresh edhe si favor administrativ symbyllurazi?

Natyrisht dhe ky eshte faj; Do duhet te reflektojme dhe te ndryshojme per kete!

Por, eshte fakt qe normat tona te tatimit per ta kane qene me te lartat dhe arketimet prej tyre me te medhate ndonjehere!

Lylezim Bashen sepse eshte film i pare, bardh e zi dhe me pagese;

Propozimi i tij per tatimin e sheshte, cliron nga barra e fiskale biznesin e madh dhe ngarkon barren mbi shtresen e mesme te ulet duke e demtuar rende ate.

Fokusi fiskal i Lylezim Bashes eshte clirimi nga tatimi i pakices se te medhenjve, drejtuesve parashume; keshtu demton pafund te mesmit qe po ngrene koke", shkruan Braçe.

Komento

Komente

  • Pranvera: 26/09/2020 19:40

    Zv.Kryeministri do ishte mire te na shpiegonte drejtesine ne barren fiskale, kur shtresa e teknicieneve te punesuar si ne privat e shtet tatohet ne masen 23% per pagat mbi LEK 150,000 ndersa investitori tatohet me 15% mbi te ardhurat nga fitimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?