tatuazi i Selena Gomez me shoqen e ngushtë

VIP & Spektakël

Tatuazh të njëjtë me shoqen e ngushtë? Frymëzohuni nga Selena Gomez dhe Nicola Peltz

3 Janar 2023, 09:21| Përditesimi: 3 Janar 2023, 09:27

  • Share

Nëse po mendoni që në 2023 të përjetësoni miqësinë tuaj në një tatuazh,  një ide shumë e mirë na vjen nga Selena Gomez dhe Nicola Peltz.

Në natën e ndërrimit të viteve, këngëtarja Selena Gomez ka bërë një tatuazh të njëjtë me shoqen e saj të ngushtë, Nicola Peltz për hir të dashurisë dhe viteve të shoqërisë që kanë me njëra-tjetrën.

Dyshja (së bashku me bashkëshortin e Peltz-it, Brooklyn Beckham) festuan natën e Vitit të Ri në Meksikë ku dhe bënë tatuazhe njësoj me njëra-tjetrën duke shkruar  fjalën "engjëll" (angel) në parakrahët e tyre me një font elegant.

Dy vajzat e thërrasin dhe konsiderojnë njëra-tjetrën si engjëj mbrojtës.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?