Politikë

Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve

11 Janar, 16:20| Përditesimi: 11 Janar, 16:26

  • Share

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Puglia me kryetarët e komunave të këtij rajoni.

“Unë ndodhem për vizitë në Puglia, për të takuar bashkatdhetarët e mi që jetojnë këtu në Puglia, të cilët janë më shumë se 20 mijë shqiptarë që jetojnë këtu prej 30 vitesh, që nga momenti i parë kur erdhën këtu në marsin e vitit 1991”, tha Balla.

Ministri theksoi se për Shqipërinë, Puglia mbetet gjithnjë “dera e hapur”, meqenëse Italia është dera jonë drejt Bashkimit Europian dhe kërkoi mbështetjen e kryetarëve të bashkive të rajonit për pjesëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit më 11 maj.

“Për herë të parë, ne shqiptarët kemi zgjedhje këtë vit, dhe shqiptarët që jetojnë këtu mund të marrin pjesë edhe ata, me postë. Ndaj jam këtu sot dhe sigurisht kemi nevojë për mbështetjen e kryetarëve të bashkive. Kështu kur shoh këtë sallë plot me kryebashkiakë të rinj, do të thotë se Puglia është në drejtimin e duhur”, tha Balla.

Në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvillon nesër një takim në Teatrin Forma në qytetin e Barit, me bashkëatdhetarët shqiptarë atje, për të shpjeguar procesin e regjistrimit dhe votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?