Taulant Seferi ka shënuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për raundin e 12-të në kampionat, ekipi i tij Bani Yas fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Ittihad Kalba. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Kiss në pjesën e parë, ndërkohë që Seferi barazoi gjithçka në minutën e 54-t të ndeshjes.
Një penallti e akorduar pas ndërhyrjes së VAR e vendosi sulmuesin e Kombëtares përballë Houtit, me 27-vjeçarin nga Kumanova që realizoi saktë dhe dërgon numrin e golave të shënuar prej tij këtë sezon në gjashtë. Në fund Niakata i dha tri pikë vendasve me golin e dytë.
Seferi ishte ndër lojtarët kyç të aktivizuar nga trajneri Sylvinho në kualifikueset e Euro 2024, me Shqipërinë që do jetë pjesë e grupit B në "Gjermani 2024".