Arbnora dhe Taulanti

VIP & Spektakël

Taulant Xhaka do të bëhet baba për herë të parë

18 Nëntor 2019, 18:15| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 18:18

  • Share

Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka do të bëhet baba për herë të parë.

Ditën e sotme ai ka zbuluar se partnerja e tij, Arbnora do të sjellë në jetë një fëmijë.

Taulanti e ndau lajmin e bukur më anë të një fotoje në profilin e tij, ku ishte ai bashkë me partneren, ku ajo mbante dy çorape mbi barkun e rrumbullakosur që lexonin: “E dua mamin dhe babin”.

Taulanti nuk e zbuloi gjininë e fëmijës dhe me siguri për këtë gjë do të na duhet të presim derisa të vijë në jetë.

Kujtojmë se Xhaka i propozoi të fejuarës së tij për martesë gjatë muajit qershor dhe ndoshta pas lindjes së fëmijës ata do të kurorëzojnë edhe dashurinë e tyre.

Në 7 tetor vëllai i tij Granit Xhaka u bë baba për herë të parë, me një vajzë që vendosën ta quanin me emrin Ayana.

Postimi i Taulant Xhakës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?