Tava e dibranëve - Pulë me qull nga zonja Albana

10 Tetor 2023, 11:43| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:45

  • Share

Tava e dibranëve - Pulë me qull

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 1-2 gota miell misri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1.5 litër ujë
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak gjalpë kaurdisim pjesët e pulës. Më pas shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan hedhim miellin e misrit dhe shtojmë gradualisht buljonin e përftuar nga zierja e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos krijojë kokrra, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë. Vendosim pjesët e pulës dhe e spërkasim sipërfaqen me piper të kuq. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?