Tava e fukarasë / Recetë me pak kosto, super shije me presh dhe oriz nga zonja Albana

16 Mars 2023, 12:14| Përditesimi: 16 Mars 2023, 12:16

  • Share

Tavë me presh dhe oriz

Përbërësit:

  • 5 presh
  • 2 qepë
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 fç oriz
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 4 fç ujë
  • Bimë aromatike
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim me pak kripë derisa të zbutet. Më pas shtojmë specat e prerë në kubikë dhe salcën e domates. Preshët i presim tërthorazi (pa pjesën e bishtit). Kaurdisim preshin në një tenxhere tjetër pa i vendosur pirunin shpesh. Shtojmë tek preshi pak piper të zi dhe rigon.

Preshin e kaurdisur e vendosim në një tavë. Shtojmë qepën e kaurdisur me specat dhe në fund orizin dhe ujin e ngrohtë. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?