Receta

Tavë dheu me gjizë dhe mish viçi nga zonja Albana

26 Shtator, 12:35| Përditesimi: 26 Shtator, 12:37

  • Share

Tavë dheu me gjizë dhe mish viçi

Përbërësit:

  • 400 gr mish viçi
  • 400 gr gjizë dele (ose gjizë e thatë)
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 2 thelpinj hudhër
  • 60 gr miell misri
  • 4 lugë gjelle salcë domatesh
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Spec i kuq i bluar
  • Nenexhik i thatë
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën në nxehtësi mesatare derisa të zbuten e marrin ngjyrë të artë. Hedhim mishin e viçit, rritim pak nxehtësinë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë kafe të errët. E kriposim lehtë dhe shtojmë piperin e zi, specin e kuq, nenexhikun dhe salcën e domates. Ulim nxehtësinë dhe e lëmë mishin e grirë të gatuhet bashkë rreth 10 minuta që shijet të lidhen. Ndërkohë përziejmë miellin e misrit me pak ujë të ftohtë për të mos krijuar kokrriza dhe e shtojmë ngadalë, duke e përzier vazhdimisht derisa masa të trashet. Shtojmë gjizën, e përziejmë lehtë që të shpërndahet pa u prishur struktura e saj. E lëmë për 5 minuta derisa të krijohet një krem i trashë e i njëtrajtshëm.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?