Receta

Tavë dheu me gjizë dhe të brendshme nga zonja Albana

30 Janar, 12:27| Përditesimi: 30 Janar, 12:29

  • Share

Tavë dheu me gjizë dhe të brendshme

Përbërësit:

  • 500 gr të brendshme viçi /qengji
  • 200 gr gjizë e freskët
  • 2 qepë të mëdha
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 domate / 200 gr salcë domateje
  • 1 spec i kuq ose jeshil
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë miell misri
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 1 lugë çaji rigon
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë mirë të brendshmet dhe i vendosim në ujë të vluar me pak kripë për 5 minuta. Më pas i kullojmë dhe i presim në copa të vogla. Në një tigan të thellë ose tenxhere, kaurdisim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe specin e grirë, duke i lënë të skuqen për disa minuta. Më pas hedhim të brendshmet e prera dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë domaten e grirë ose salcën e domates dhe e përziejmë mirë. Hedhim miellin dhe e trazojmë për t'a trashur pak salcën. Rregullojë shijen me kripë, piper, rigon dhe piper të kuq. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për 10-15 minuta derisa të lidhen shijet. Në fund shtojm gjizën dhe e përziejmë lehtë me masën e përgatitur. E hedhim fërgesën në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për 10-15 minuta, derisa të krijojë një kore të artë sipër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?