E ftuar në këndin e kuzhinës një nga ndjekëset më të rregullta të emisionit “Rreze Dielli”. Shumë nga amvisat e kanë dëgjuar zërin e saj teksa është e para që telefonon përgjatë rubrikës së gatimit. “Amon mi amon…” është shprehja që dallon amvisën tironse Suzana Kurti Mansaku, e cila përgatiti sot në kuzhinën e Rreze Dielli recetën tradicionale të Shqipërisë së mesme, Tavë dheu me mëlçi.
Tavë dheu me mëlçi
Përbërësit:
- 350 gr mëlçi pule
- 300 gr gjizë
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- Spec djegës
- Nenexhik
- Salcë domate
- Miell misri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi prerë mëlçitë në kubikë i kaurdisim me pak vaj ulliri. Kaurdisim më pas qepën e grirë imët së bashku me hudhrën e shtypur. Sapo qepa ndryshon ngjyrë shtojmë mëlçitë, gjizën dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë dheu të nxehur. E vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.
Kete recete mund t'a quash nje alternative per ata qe nuk hane mish te kuq,ose e kane te ndaluar,ose eshte shpikur ne kohen e tallonit te pulave,kur mishi i kuq ishte luks,pasi receta tiranse e famshme dhe origjinale,behet vetem me melci vici,apo me mire qengji dhe nuk permban mente (nenexhik).
Përgjigju