Tavë dheu me perime
Përbërësit:
- 2 gjokse pule
- 2 karrota
- 2 speca të kuq
- 200 gr spinaq
- 1 kokërr qepë
- 1-2 kërpudha
- Djathë të butë pice
- Kripë, piper
- Për beshamelin:
- 2 lgj gjalpë
- 3 lgj niseshte
- 700 ml qumësht
- 1 kokërr vezë
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Presim në kubikë të vegjël gjokset e pulës, karrotat, specat dhe qepën. Kaurdisim fillimisht gjokset e pulës dhe më pas shtojmë perimet. I spërkasim me pak kripë dhe pas 4-5 minutave shtojmë kërpudhat e prera hollë. Shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe i lemë perimet të marrin një valë. Në fund shtojmë spinaqin dhe rregullojmë përsëri shijen me kripë dhe piper.
Ndërkohë përgatisim dhe beshamelin me gjalpë, niseshte dhe qumësht. Pasi beshameli është trashur shtojmë vezën, kripën dhe arrën moskat.
Në një tavë balte vendosim perimet e kaurdisura me mishin e pulës dhe në fund kremin e beshamelit. Bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.