Tavë dheu pikante me gjizë dhe speca
Përbërësit:
- 500 gr speca jeshil
- 150 gr gjizë
- 50 gr djathë kaçkavall
- 50 gr ullinj
- 1 spec djegës
- 1 kokërr vezë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1/2 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Skuqim specat, më pas shtojmë gjizën, ullinjtë, specin djegës dhe në fund ullinjtë dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë balte të ngrohur në furrë. E spërkasim me djathë kaçkavall dhe majdanoz dhe e lemë në furrë për pak minuta sa të marrë një sipërfaqe.
Komento