Tavë dheu tradicionale me mëlçi
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 300 ml lëng mishi
- 3 lgj gjizë
- 1 lgj miell misri
- 1 kokërr qepë
- 4-5 thelpinj hudhër
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 1 lgj piper i kuq djegës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mëlçitë për pak minuta, i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të zbutet shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates. E lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta. Ndërkohë tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe më pas e shtojmë tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra del lart e kalojmë fërgesën në një tavë balte të nxehtë dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.
Komente
