Tavë kosi
Përbërësit:
- 1 kg mish qingji
- 80 gr gjalpë
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë çaji kripë
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 4 kokrra vezë
- 1 litër kos
- 2-3 thelpinj hudhër (opsionale)
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Shpëlajmë mishin dhe e thajmë mirë me letër kuzhine. E lyejmë me pak kripë, piper dhe vaj ulliri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 45 minuta, derisa të skuqet dhe të zbutet mirë. Ndërkohë në një tenxhere, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin në zjarr mesatar derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak dhe më pas rrahim vezët me pak kripë, shtojmë kosin dhe pak hudhër të shtypur. E përziejmë masën e kosit me miellin e skuqur ngadalë që të mos bëhet me kokrriza. Nxjerrim mishin nga furra, hedhim mbi të masën me kos duke e përhapur njëtrajtshëm. E vendosim tavën e kosit në furrë për 40-45 minuta në 180°C derisa të formohet një kore e artë.
Komente
