Tavë kremoze me perime dhe djathë
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 kungulleshkë
- 1 domate
- 300 gr kërpudha
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj miell
- 400 ml pana
- 100 gr djathë
- Kripë, piper
- Pak arrë moskat
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Në një tigan të madh ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karrotën, kërpudhat dhe kungulleshkën. I kaurdisim për disa minuta derisa të fillojnë të zbuten. Shtojmë domaten e grirë dhe e lëmë derisa të avullojë lëngu. Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin për 1 minutë. Shtojmë panën dhe e përziejmë derisa të krijohet një salcë kremoze. Rregullojmë shijen me arrë moskat, kripë dhe piper. Përziejmë salcën me perimet e përgatitura, shtojmë djathin e grirë dhe e trazojmë lehtë. Hedhim masën në një tavë të lyer me pak vaj ose gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 10 minuta.
Komente
