Receta

Tavë me bukë dhe sallam nga zonja Albana

7 Mars, 11:32| Përditesimi: 7 Mars, 11:36

  • Share

Tavë me bukë dhe sallam

Përbërësit:

  • 2 kokrra vezë
  • 200 ml qumësht
  • 200 gr salcë e trashë kosi
  • 200 gr sallam
  • 200 gr djathë në kubikë
  • 100 gr djathë i grirë
  • 2 feta bukë të ndenjur
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Rrahim vezët me qumështin dhe salcën e trashë, shtojmë kripë, piper, fetat e bukës të cilat i kemi prerë në kubikë, sallamin dhe djathin të prerë gjithashtu në kubikë. E hedhim masën në një tavë duke e shtrirë me një spatul. Spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë pice dhe e vendosim në furrë në 200 gradë derisa të marrë një ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?