Tavë me fileto pule dhe perime nga zonja Albana

31 Maj 2022, 11:01| Përditesimi: 31 Maj 2022, 11:02

  • Share

Tavë me fileto pule dhe perime

Përbërësit:

  • 1 gjoks pule
  • 3 patate
  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 gotë vaj
  • Salcë domate
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Fileton e pulës e presim në kubikë. Në këtë enë, shtojmë pataten e prerë në kubikë, karrotën në rondela, qepën në kubikë, patatet në kubikë të mëdhenj, thelpinjtë të grira trashë. Në një tas më të vogël shtojmë salcën e domates, vajin, kripë, piper, i rrahim mirë dhe i kalojmë tek ena që kemi të gjitha perimet, i mbulojmë me një letër pjekje. Në fund fare i fusim në furrë në 180 gradë deri ne 50 minuta. 10 minuta para pjekjes heqim pjekjen dhe shtojmë rigon ose rozmarinë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?