Tavë me kunguj në furrë
Përbërësit:
- 5-8 kunguj të prera hollë
- 1 gotë qumësht
- 3 vezë
- 2 lugë gjelle miell misri
- 1/4 lugë çaji arrëmoskat
- 50 gr djathë i verdhë
- 30-40 gr djathë i kripur i thërrmuar
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lyejmë tavën me pak vaj. Presim kungujt në feta shumë të holla dhe i vendosim njëra pas tjetrës nga buza drejt qendrës së tavës, duke formuar një spirale të ngjeshur. I spërkatim sipër me pak kripë dhe piper. Në një enë përziejmë vezët me qumështin, miellin, pak arrë moskat dhe djathin e verdhë të grirë. Hedhim masën e përgatitur mbi spiralën e kungulleshkave që të depërtojë deri në fund. Shpërndajmë djathin e kripur të thërrmuar mbi sipërfaqe dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 45 minuta. Nëse fillon të marrë shumë ngjyrë, ulim pak temperaturën.
Komente
