Tavë me kunguj
Përbërësit:
1 kg kunguj
4 vezë
200 gr kos
1 lgj gjalpë
1 lgj miell
1 lgj galetë
Arrë moskat
Kripë, piper
Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Presim kungujt dhe i kaurdisim me kapak mbuluar derisa të zbuten pak. I vendosim kungujt në një tavë dhe i spërkasim me galetë. Vendosim në një enë kosin, vezët, gjalpin, miellin, arrën moskat, kripën dhe piperin. E trazojmë mirë dhe e hedhim sipër kungujve. Nivelojmë sipërfaqen, e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.