Tavë me kungulleshka, proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 60 gr gjalpë
- 3 kungulleshka
- 4 vezë
- 100 gr kos
- 200 gr proshutë
- 120 gr djathë kaçkavall ose mozzarella
- 1 qepë e vogël
- 2 domate (opsionale)
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë vezët me gjalpin e butë, kosin, kripën dhe piperin. I rrahim mirë derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë proshutën të prerë në copa të vogla dhe djathin e grirë. Qërojmë dhe grijmë kungulleshkën në shirita të hollë, gjithashtu dhe qepën. I shtojmë të gjitha në përzierje dhe i trazojmë mirë. I hedhim në një tavë të lyer me vaj ose të shtruar me letër pjekjeje. Mund t’i vendosim sipër edhe feta domate për një pamje të bukur. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Shijon shumë si e ngrohtë ose e ftohtë. Mund ta përgatitësh edhe në forma të vogla për servirje individuale. Për një variant më të lehtë, përdor djathë light dhe kos pa yndyrë.
Komente
