Tavë me mish dhe kritharaqe të skuqura
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 4 lgj vaj ulliri
- 5 thelpinj hudhër
- 2 speca të kuq
- 4 speca jeshil
- 5 domate qershi
- 1 pako makarona elbore
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim mishin në fileto të holla dhe e skuqim lehtë nga të gjitha anët në një tigan. E vendosim mishin në një tavë dhe në yndyrën e tiganit kaurdisim qepën e grirë hollë dhe hudhrat e prera imët. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë specat e kuq të prera në shirita dhe makaronat elbore. Vazhdojmë skuqjen dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E kalojmë gatimin në tavën me mish dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. Ndërkohë specat jeshil i skuqim dhe i vendosim bashkë me domatet sipër pjatancës së servirjes.