Tavë me mish dhe qepë
Përbërësit:
- 3 qepë mesatare
- 3 thelpinj hudhër
- Mish sipas dëshirës
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq
- 2 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë salcë domate
Përgatitja:
Kaurdisim mishin me pak yndyrë dhe e lëmë të ziejë. Në një tigan skuqim qepët e grira (mund të zgjedhim dhe qepujka), kur volumi i qepëve bie shtojmë kripën dhe salcën, si dhe racionet e mishit. Miellin e kaurdisim derisa të shpërthejë aroma, shtojmë lëng mishi për ta tretur dhe të dy masat i bashkojmë bashkë. Rregullojmë shijen me erëza dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.
Komento