Tavë me narden
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 1 qepë e kuqe
- 1 lç narden
- 1 lgj niseshte
- 2 gjethe dafine
- 1 lgj vaj ulliri / person
- 1 lgj salcë domate
- Fara speci djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Mishin e viçit të prerë në copa e kaurdisim me pak vaj ulliri në një tigan të thellë. Pasi mishi ndryshon ngjyrë shtojmë qepën e kuqe, farat e specit djegës dhe gjethet e dafinës. Vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet dhe më pas shtojmë salcën e domates dhe nardenin të cilin e kemi tretur në pak ujë të vakët. E lëmë gatimin të ziejë në temperaturë të ulur për rreth 45 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë dheu të madhe ose në tava dheu individuale. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.