Tavë me oriz dhe patate nga zonja Albana

7 Nëntor 2023, 10:32| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 10:34

  • Share

Tavë me oriz dhe patate

Përbërësit:

  • 4 patate mesatare
  • 2 fç oriz
  • 4 vezë
  • 1 qepë e thatë
  • 4 qepë të njoma
  • 1 fç ujë
  • 2 fç qumësht
  • 2 lgj vaj
  • 2 lgj gjalpë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1/2 tufë koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri qepën e thatë dhe qepën e njomë të grirë imët. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe pasi qepët të zbuten mirë shtojmë majdanoz dhe koper të grirë hollë. Patatet i presim në feta të holla rrumbullake dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë orizin dhe qepët e gatuara. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit e vendosur në tavë duke rregulluar shijen me kripë dhe piper. Vendosim qumështin në zjarr të ngrohet së bashku me një gotë ujë dhe e lemë derisa qumështi të kalojë në vlim. Rrahim ndërkohë vezët duke shtuar dhe pak qumësht të nxehtë gradualisht. E shtojmë qumështin në tavë në dhe në fund hedhim vezët e rrahura. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30-35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?