Tavë me patate dhe lulelakër nga zonja Vjollca

11 Janar 2021, 09:58| Përditesimi: 11 Janar 2021, 09:59

  • Share

Tavë me patate dhe lulelakër

Përbërësit:

600 gr patate

600 gr lulelakër

3 kokrra vezë

150 gr kos

150 gr qumësht

1 lugë gjelle miell

4 qepë të njoma

2 thelpinj hudhër

1/2  tufë majdanoz

kripë , piper të zi, arrëmoskat

3 lugë gjelle vaj dhe 100 gr djath të verdhë që shkrin

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të valojë, qërojmë patatet dhe I presim ato në feta I ziejmë për 7-8 minuta I kullojmë dhe I shtojmë si bazë në një tepsi të lyer me vaj. Po ashtu pasi kemi ndarë lulelakrën në boçe të vogla e shpëlajmë atë mirë dhe I vendosim dhe lulelakër të ziejë vetëm për 5 minuta.

Ndërkohë në një tas rrahim vezët, kos, qumësht, vaj, miellin, hudhrat të shtypura, mnajdanozin e grirë imët. ( Sipas dëshirës mund të shtoni dhe djath ose gjizë. Mbi patate shpërndajmë pak qepë të njoma ( bishtat) të prerë hollë diagonal dhe mbi të spërkatim pak patatet me salcën me vezë që përgatitëm. Kullojmë lulelakrën dhe e shpërndajmë mbi patatet I nivelojmë ato përsëri shpërndajmë qepë të njoma të prera dhe mbulojmë komplet sipërfaqen me salcën e përgatitur. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. Më pas shtojmë djathin e verdhë dhe e vëmë në furrë dhe 10 minuta të tjera.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?