Receta

Tavë me patate dhe perime në furrë

11 Prill, 12:52| Përditesimi: 11 Prill, 12:56

  • Share

 Tavë me patate dhe  perime në furrë

Përbërësit:

5 patate të vogla

1 qepë

100 gr spinaq

100 gr sallam

200 ml pana

3 vezë

100 gr djathë

 

Ziejmë patatet me ujë e kripë dhe më pas i vendosim në një tavë duke i shtypur me fundin e një gote. Kalojmë në grirje sallamin dhe e vendosim si një shtresë mbi patate, vendosim më pas qepën e prerë në gjysëm hëne dhe spinaqin e prerë imët.  Në fund rrahim vezët me panën dhe me pak djathë të grirë dhe e hedhim në tavë si shtresë të fundit. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 30 minuta.

I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?