Tavë me patate dhe qofte
Përbërësit:
Për qoftet:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 1 vezë
- 3 lgj bukë të thekur të grirë
- 1 lgj majdanoz të grirë
- 1 lugë çaji rigon
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lç uthull e kuqe ose lëng limoni
- Kripë dhe piper sipas shijes
Për patatet:
- 4 patate mesatare
- 1 qepë e vogël
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon
- 1/2 lç kripë dhe piper
- 1 lgj mustardë
- 100 ml lëng mishi ose ujë
- Lëngu i 1 limoni
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e qofteve. Në një tas të madh përziejmë mishin e grirë me qepën, hudhrën, vezën, bukën e thekur, majdanozin, rigonin, kripën, piperin, vajin e ullirit dhe uthullën. I përziejmë mirë dhe formojmë qofte të rrumbullakëta ose cilindrike, të cilat i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta. Ndërkohë presim patatet në feta, i vendosim në një tavë, shtojmë vaj ulliri, rigon, kripë, piper dhe lëng limoni. Shtojmë edhe pak lëng mishi ose ujë për t’i mbajtur të buta gjatë pjekjes. Vendosim patatet në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta. Më pas shtojmë qoftet mbi patatet dhe vazhdojmë me pjekjen edhe për 20-25 minuta të tjera, derisa patatet të jenë të buta dhe qoftet të kenë marrë ngjyrë.
Komente
