Tavë me patate dhe spinaq
Përbërësit:
1 kg patate
1 qepë ( mesatare)
2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër
800 gr ose 1 kg spinaq
kripë, piper të zi, arrëmoskat
1 lugë kafe piper të kuq
Beshameli:
40 gr gjalp
40 gr miell
400 ml qumësht
kripë dhe arrëmoskat
3-4 lugë gjelle djath i vendit
Përgatitja:
Qërojmë patatet i presim ato në feta rrumbullake dhe I presim në furrë ose I skuqim në tigan. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim fillimisht 1 thelpi hudhër e më pas qepën të grrië imët e kaurdisim atë derisa të bëhet transparente, shtojmë 1 lugë kafe piper të kuq e më pas spinaqi të pastruar dhe të prerë trashë. E përziejmë për 2-3 minuta sa të ulë volumin, kripë, piper të zi, arrëmoskat.
E largojmë nga zjarri. Në një tavë alternojmë fillimisht një shtresa me patate e më pas një shtresë me spinaq. Përsëri patate e më pas spinaq, patate e në fund një shtresë me spinaq. Në një tigan salce shkrijmë gjalpin, miellin e kaurdisim se mielli të ziejë në gjalp dhe të fillojmë të zverdhet shtojmë qumështin e vakët duke e trazuar vazhdimisht deri sa të na formohet një salcë beshamel e lëmë të marrë valë dhe e largojmë duke rregulluar shijen me kripë dhe arrëmoskat. Mbulojmë spinaqin me beshamel dhe në fund një shtresë me djath. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 80 gradë Celsius për 25 minuta.