Receta

Tavë me patate, domate dhe krem djathi nga zonja Albana

3 Shkurt, 10:44| Përditesimi: 3 Shkurt, 10:46

  • Share

Tavë me patate, domate dhe krem djathi

Përbërësit:

Për bazën me patate:

  • 3-4 patate mesatare
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • Kripë, piper

Për mbushjen:

  • 3 lugë gjelle krem djathi
  • 1 kokërr vezë
  • 2 domate të vogla
  • 100 gr djathë i grirë
  • 1 tufë majdanoz
  • Pak vaj ulliri për lyerje

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim bazën me patate. Qërojmë dhe grijmë patatet në rende dhe më pas kullojmë lëngun e tepërt. Përziejmë patatet e grira me vezën, miellin, kripën dhe piperin. Lyejmë një tavë ose tigan me vaj ulliri dhe shtrijmë masën e patates në formën e një pete të rrumbullakët duke e spërkatur me kripë dhe piper të kuq. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 15-20 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas rrahim vezën me kremin e djathit dhe e hedhim sipër shtresës së patates. Vendosim fetat e domates dhe e spërkatim me djathin e grirë. E rivendosim përsëri në furrë dhe për 10 minuta derisa veza dhe djathi të mpiksen. Pasi t'a nxjerrim nga furra, e spërkatim sipër me majdanozin e grirë dhe pak vaj ulliri. 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?