Receta

Tavë me patëllxhanë, domate e djathë nga zonja Albana

22 Shtator, 11:31| Përditesimi: 22 Shtator, 11:33

  • Share

Tavë me patëllxhanë, domate e djathë

Përbërësit:

  • 5-6 patëllxhanë
  • 600 gr domate
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • 2 qepë mesatare
  • 350 gr mocarela në feta
  • 200 gr mocarela e grirë
  • 100 gr parmixhano i grirë
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Gjethe borziloku të freskët
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta rreth 1 cm trashësi. I vendosim në tepsi mbi letër furre, i lyejmë lehtë me vaj ulliri dhe pak kripë. I pjekim në furrë në 200 °C derisa të zbuten e të marrin pak ngjyrë, rreth 20 minuta. Në një tigan të madh kaurdisim qepët në vaj ulliri derisa të bëhen transparente. Shtojmë salcën e domates, e përziejmë 1 minut dhe më pas shtojmë domatet e prera në kubikë, kripë, piper dhe gjethe borziloku. E lëmë salcën të trashet për rreth 15–20 minuta. Lyejmë një tavë me vaj ulliri, vendosim një shtresë salce domate, më pas një shtresë patëllxhanësh. Hedhim mocarelën e freskët në feta, një pjesë të mocarelës së grirë dhe pak parmixhano. Përsëritim shtresat derisa të mbarojnë përbërësit, duke e mbyllur me salcë dhe djathë të grirë sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 °C për rreth 35–40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?