Tavë me patëllxhanë në furrë
Përbërësit:
- 5-6 patëllxhanë
- 300 gr proshutë
- 50 gr galetë
- 300 gr djathë kaçkavall
- 2 kokrra vezë
- 200 ml pana
- kripë, piper
Përgatitja:
Patëllxhanët pasi i kemi larë i presim në disqe dhe i vendosim në ujë me kripë, i lëmë për një orë, i kullojmë dhe i thajmë me një letër kuzhine. Në një tavë shtrojmë letër pjekje dhe vendosim patëllxhanët të marinuara me kripë dhe piper sikurse të spërkatuara me kripë, piper dhe vaj. I fusim në furrë të parangrohur në 150 gradë derisa të marrin ngjyrën e pjekjes, i shtrojmë në një tavë tjetër të lyer me gjalpë dhe galetë. Në shtresën e parë të patëllxhanëve shtojmë proshutën, djathin kaçkavall dhe sërish shtresën tjetër të patëllxhanëve, vijojmë sërish me një shtresë me djathë të grirë. Në një tas rrahim qumështin, panën, vezët, e shtrojmë sipër dhe e spërkasim me djathë kaçkavall. I lëmë në furrë, në 180 gradë për 35 minuta.