Tavë me patëllxhanë
Përbërësit
- 3 patëllxhan
- 150 ml kos
- 2 qepë
- 3 vezë
- 250 gr miell
- 2 thelpinj hudhër
- 5 domate qershi
- Majdanoz
- Pluhur pjekës
- Krip, koncentrat
- Piper
Përgatitja:
Në një tigan kaurdisim qepën, më pas hedhim patëllxhanët të cilët I kemi prerë më parë në kubikë, dhe I kaurdisim bashkë me qepën, I shtojmë kripë dhe pipër dhe I lëmë të skuqen pak. Më pas shtojmë 2 thelpinj hudhër, majdanoz dhe një lugë të vogël me koncentrat. Ndërkohë në një tas qelqi rrahim 3 kokrra vezë dhe 150 ml kos, shtojmë pluhur pjekës dhe pak kripë, dhe I përziejmë në fund shtojmë miellin dhe I përziejmë sëbashku derisa masa të trashet. Më pas në një tavë hedhim masën e krijuar me vezën, kosin dhe miellin ndërsa sipër I shtojmë patëllxhanët e kaurdisur, i shtojmë edhe disa domate qershi dhe tavën e vendosim në furrë për t’u pjekur. Më pas është gati për t’u servirur.