Tavë me patëllxhanë nga zonja Albana

18 Janar 2023, 11:24| Përditesimi: 18 Janar 2023, 11:25

  • Share

Tavë me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 500 gr mish i grirë
  • 200 gr qepë
  • 2 domate
  • 2 lgj salcë domate
  • 7-8 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lgj uthull
  • Vaj ulliri
  • Vaj për skuqje
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Pasi i lajmë dhe i thajmë mirë patëllxhanët, bëjmë një prerjë për së gjati dhe pastrojmë tulin e brendshëm. I kalojmë në yndyrë sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë. I marinojmë me kripë dhe piper në brendësi.

Kaurdisim qepët e prera në kubikë së bashku me tulin e brendshëm të patëllxhanëve. Pasi qepa është zbutur shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë salcën e domates, hudhrat e qëruara, domatet e prera në kubikë të vegjël, uthullën, majdanozin dhe erëza sipas dëshirës. Me masën e përgatitur mbushim patëllxhanët. Pjesën e tepruar nga mbushja e hedhim në anësoret e tavës. E vendosim gatimin në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?