Tavë me patëllxhanë role, shije speciale nga zonja Albana

12 Prill, 11:39| Përditesimi: 12 Prill, 11:41

  • Share

Tavë me patëllxhanë role

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • Vaj me erëza për marinimin e patëllxhanëve

Për kimën:

  • 300 gr mish i grirë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë
  • 1 kokë hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Për salcën:

  • 200 ml salcë domate
  • 1 lç piper i kuq
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim në feta patëllxhanët. I lyejmë me erëzat dhe vajin duke i lënë të marinohen. Ndërkohë përgatisim kimën duke kaurdisur qepën e grirë imët, mishin e grirë dhe specat e prera hollë. Shtojmë në fund majdanozin dhe erëzat dhe mbushim patëllxhanët. I bëjme role dhe i vendosim në tavë. Sipër shtojmë salcën e domates me erëzat dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?