Tavë me petë dhe me fileto pule nga zonja Albana

21 Tetor, 11:43| Përditesimi: 21 Tetor, 11:45

  • Share

Tavë me petë dhe me fileto pule

Përbërësit:

  • 5 petë të holla ose 1 petë sfoljat
  • 500 gr fileto pule
  • 500 gr bizele
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 kokrra vezë
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 2 lugë supe gjalpë
  • 1 filxhan kafeje vaj
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Fillimisht vendosim filetot e pulës të ziejnë, gjithashtu dhe bizelet. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat. Shtrojmë pesë petët njëra përmbi tjetrën në një tavë drejtkëndëshe, duke i spërkatur me gjalpë. Nëse do të gatuajmë me petën sfoljat, atë e kemi nxjerrë nga frigoriferi dhe e shtrojmë në tavën e lyer me pak lyrë. Anët e petës duhet të qëndrojnë në formë kornize në buzët e tavës, që të mos depërtojë gjella në tavë. Kur filetoja e pulës të ketë zier e presim në kubikë të vegjël dhe e përziejmë me bizelet, qepën e kaurdisur, gjalpin, vajin, piperin e zi, majdanozin e kripën. Provojmë për shijen dhe e hedhim në tavë. Rrahim vezët me qumështin dhe e shtojmë në tavë, e spërkasim përsipër me djathin kaçkavall dhe e vendosim në furrë në pjekje në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?