Tavë me pistil nga zonja Albana

15 Mars 2022, 11:10| Përditesimi: 15 Mars 2022, 11:11

  • Share

Tavë me pistil

Përbërësit:

500 gr mish viçi

4-5 kokrra qepë

50 gr pistil

3-4 lgj vaj ulliri

2 lugë oriz

1 lç spec i kuq

Kripë, piper i zi kokërr

Përgatitja:

Mishin e presim në copa dhe e vendosim në zjarr që të marrë valë për 15 minuta. Ndërkohë grijmë qepët imët dhe i kaurdisim derisa të zbuten mirë me kapak mbuluar.

Pas 15 minutave largojmë mishin nga tenxherja dhe tek lëngu i mishit vendosim copat e pistilit për t’u zbutur. Shtojmë tek qepët e kaurdisura copëzat e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1 minutë së bashku dhe më pas shtojmë një gotë nga lëngu i mishit, pak oriz, piper të kuq e të zi bashkë me pistilin e zbutur në lëngun e mishit. E lemë për rreth 10 minuta të ziejë dhe më pas e zhvendosim gatimin në një tavë (mundësisht dheu). E vendosim në furrë në temperaturën 200 -250 gradë Celsius për 20-30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?