Receta

Tavë me plëndës nga zonja Albana

14 Shkurt 2023, 13:56| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 15:40

  • Share

Tavë me plëndës

Përbërësit:

  • 1.5 -2 kg plëndës
  • 2 qepë të thata
  • 2 lgj miell
  • 2 lgj uthull
  • 2 lgj salcë koncentrat
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, nenexhik
  • Piper i kuq i embël

Përgatitja:

Pasi kemi larë plëndësin e vendosim të ziejë. E lemë të ftohet dhe e presim në rripa ose pjesë të vogla. Kaurdisim qepën e grirë me yndyrë në një tigan. Kur shikojmë që zbardhet shtojmë pak miell, e kaurdisim 3 minuta shtojmë piperin e kuq, kripën dhe piperin e zi me uthullën. Shtojmë nga lëngu i plëndësit që kemi zjerë dhe e lemë derisa të lidhet. E kalojmë në tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

MC/B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?