Tavë me presh dhe oriz nga zonja Albana

1 Maj 2023, 12:17| Përditesimi: 1 Maj 2023, 12:19

  • Share

Tavë me presh dhe oriz

Përbërësit:

  • 5 presh
  • 1 qepë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 lgj salcë speci
  • 1 fl kafe oriz
  • 2 domate
  • 3 fç ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim bishtat e preshit, i pastrojmë dhe i presim pjerrtazi. E kaurdisim preshin mirë dhe më pas e largojmë nga tigani. Në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat e prerë në kubikë dhe orizin. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar salcën dhe domatet e grira në rende. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin në një tavë ku kemi vendosur preshin. Shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për pak minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?