Tavë me presh
Përbërësit:
- 1 kg presh
- 1 kokërr qepë
- 1 lç salcë domate
- Vaj ulliri
- Uthull rrushi
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Vendosim në një tenxhere ose tigan vajin të ngrohet dhe më pas shtojmë preshin e prerë ne rondele 5 cm pjerrtazi. E kaurdisim preshin duke e trazuar lehtë në mënyrë që të mos i prishet struktura. E largojmë preshin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë salcën, pak sheqer, preshin e kaurdisur, kripë, piper dhe pak uthull. Hedhim ujë të ngrohtë dhe e lemë gjellën deri në momentin që shikojmë se ka filluar salca të lidhet. E zhvendosim gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë për rreth 35 minuta në 200 gradë Celsius. Këtë gatim mund edhe t’a vazhdojmë në sobë pa e futur në furrë, duke e lenë të gatuhet në zjarr të avashtë.