Receta

Tavë me pulë dhe oriz në furrë

11 Prill, 12:56| Përditesimi: 11 Prill, 12:58

  • Share

Tavë me pulë dhe oriz në furrë

Përbërësit:

1 pulë mesatare

1 qepë e thatë

1 kg oriz

2-3 lgj gjalpë

Kripë, piper

Kopër e freskët

Fillimisht vendosim pulën të ziejë në ujë të bollshëm. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët me pak gjalpë. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë orizin dhe e skuqim pak. Kur pula të jetë gati, e ndajmë në racione ose e lëmë të plotë. Në një tavë të madhe hedhim orizin, lëngun e pulës (rreth 2 litra), kripë dhe piper. Vendosim pulën, sipas dëshirës mund të shtojmë pak koper të grirë dhe e pjekim në maksimumin e temperaturës.

I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?