Tavë me pure patate dhe miks sallami
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 500 ml qumësht
- 1 lgj salcë domate
- 2 lgj gjalpë
- 200 gr djathë i butë
- Produkte sallami FIX
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Patatet i zjejmë në ujë të bollshëm, shtojmë kripë dhe i lemë të zjejnë. Pasi të ftohen pak pastrojmë lëkurën, i kalojmë në rende, shtojmë pak gjalpë dhe qumësht dhe e punojmë duke i shtuar erëzat. E vendosim purenë në një tavë.
Suxhukun e presim dhe e kaurdisim në tigan pa vaj , shtojmë salcën e domates dhe pak ujë ose qumësht nëse na ka mbetur. E shtrojmë sipër sipërfaqes së puresë, e spërkasim me djathë të butë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius sa të marrë një cipë të hollë kafe të lehtë.