Tavë me pure patate, salcë dhe sallam turist
Përbërësit:
- 4 patate të mëdha
- 1 lgj gjalpë
- 1 fç qumësht
- 2 lgj djathë kaçkavall
- Kripë, arrë moskat
- Sallam turist FIX
- Salcë domate pure
- 1 lgj salcë koncentrat
- 1 qepë
- Gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
- Djathë kaçkavall i butë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë. Më pas i shtypim patatet duke shtuar qumështin, djathin e grirë kaçkavall, kripën dhe arrën moskat. Pasi është krijuar masa e njëtrajtshme shtojmë gjalpin. Purenë e shtrojmë në një tavë.
Sallamin turist e presim në feta dhe e kaurdisim së bashku me një qepë të grirë. Pasi qepa ka ndryshuar ngjyrë shtojmë salcën e domates, gjethen e dafinës, kripë, piper të zi. Këtë masë e vendosim në tavë mbi pure dhe e spërkasim me djathë të butë kaçkavall të grirë.