Tavë me qepë të grira me vezë
Përbërësit:
- 1 kg qepë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2 domate/ 1 lgj salcë
- 4-5 vezë
- Kripë, piper
- Gjethe dafine
Përgatitja:
Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadalshëm, mbuluar me kapak derisa të zbuten. Pastaj hedhim domate ose salcë, kripë, piper i zi, dafinë, ujë dhe i lemë të ziejnë derisa qepët të zbuten dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë dhe hedhim vezët në rreshta në largësi 4-5 cm nga njëra- tjetra. Shtojmë kripë e piper i zi dhe e vendosim tavën në furrë sa të mpikset e bardha e vezës.
Komento