Tavë me speca dhe oriz nga zonja Albana

26 Prill 2023, 11:35| Përditesimi: 26 Prill 2023, 11:37

  • Share

Tavë me speca dhe oriz

Përbërësit:

  • 800 gr speca
  • 200 gr oriz
  • 1 qepë e thatë
  • 200 gr mish i grirë
  • 3 lgj salcë domate
  • 1 lç kripë
  • 1 lk piper i zi
  • 1 lk piper i kuq
  • 1 lç rigon
  • Nenexhik

Përgatitja:

Qepën e grirë imët e kaurdisim me pak vaj ulliri duke shtuar edhe mishin grirë. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas kaurdisjes shtojmë salcën dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë e erëza duke shtuar dhe pak ujë të ngrohtë. Tavën me speca e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?